Të martën mund të ketë rënie të çmimit të benzinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Çmimet e karburanteve në Mal të Zi pritet të pësojnë ndryshime duke filluar nga dita e martë.  Çmimi i Eurosuper 98 ka shumë të ngjarë të bjerë me rreth katër cent për litër, kurse ai ​​95 me rreth dy cent për litër. Çmimi i naftës do të mbetet i pandryshuar,   ka mësuar “Vijesti”  nga disa burime.

Kjo nënkupton se çmimi i Eurosuper 98 do të bjerë nga 1.17 euro në rreth 1.13 euro për litër, ndërsa Eurosuper 95 nga 1.11 në 1.09 euro për litër.  Çmimi i naftës do të mbesë në 97 cent për litër.

Vendimin përfundimtarpër çmimet e karburanteve do ta sjellë Ministria e ekonomisë ditën e hënë.

 

Share.