Të hënën në Ulqin nis kampi veror për lidership

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të hënën, më datë 26 qershor, me fillim në ora 9 në Bibliotekën e Ulqinit nis Kampi veror për lidership i organizuar nga OJQ “Unë veproj” (IACT), në bashkëpunim me organizatën LEAP4Change nga SHBA. Leap4Change ka një përvojë të gjatë trajnimesh në 4 kontinente, lidhur me forcimin dhe zhvillimin e potencialeve të të rinjve.

Trajnimi do të fokusohet në këto fusha specifike: fazat e krijimit të një ekipi, komunikimi i efektshëm, strategjitë e lidershipit, menaxhimi i ekipeve virtuale dhe multikulturore, teknikat e vendim-marrjes, vlerësimi i nevojave të komunitetit, mbledhja e fondeve, dizenjimi i projekteve dhe menaxhimi i tyre. Në përfundim të kampit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë që provon përfundimin e suksesshëm të trajnimit për lidership. Partnerët e iACT në këtë sipërmarrje janë Biblioteka e qytetit dhe Fondacioni kulturor Amerikano-Shqiptar.

Share.