Të hënën mbledhja e Kuvendit të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbledhja e parë e Kuvendit të ri të Mali të Zi është caktuar për ditën e hëne me 7 nëntor, shkruan në faqen zyrtare të këtij institucioni. Në rend të ditës do të jetë raporti i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, pas të cilit deputetët do të zgjedhin edhe kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët dhe antarët e Këshillit Administrativ.

Mbledhja e parë e Kuvendit do të mbahet në Cetinë dhe sipas regullores do të udhëhiqet nga deputeti më i moshuar deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Partitë opozitare të cilat nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, kanë deklaruar se janë në diskutime për pjesmarrjen apo bojkotin e Kuvendit, deri në zgjidhjen e krizës politike.

Share.