Të hënën mbledhja e Kuvendit Komunal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thirrur për të hënën mbledhjen e parë të seancës së dytë të Kuvendit, në të cilën si rend dite janë propozuar 12 pika.  Ndër to më shumë debate pritet të ngjallin llogaritë përfundimtare për vitin 2014 dhe 2015 të cilat kanë pasur kritika të ashpra nga Forca e Re Demokratike, dhe nuk janë votuar gjatë kohës që ishin në pushtetin e udhëhequr nga ish kryetari Fatmir Gjeka.

Kryetari Nrekiq për televizionin Teuta tha se mendimi i tij personal ishte që këto llogari duhet të votohen nga këshilltarët, edhe pse ka vërejtje të shumta. Fillimi i mbledhjes është parashikuar në orën 11.00.

Share.