Të hënën fillon menjanimi i shtëpizave pa leje në bregun e Bunës

Të hënën fillon menjanimi i shtëpizave pa leje në bregun e Bunës

0

Mënjanimi i objekteve të ndërtuara pa leje në brigjet e lumit Buna do të fillojë të hënën, kanë njoftuar për “Vijesti” nga ndërmarrja publike,  “Të mirat detare”. Në shënjestrën e inspektorëve do të gjenden edhe  17 shtëpiza në të ashtuquajturën zonë e kuqe, shembja e të cilave ishte paraparë deri në fund të këtij viti. Të gjitha objektet e vendosura pa leje, përfshirë këtu edhe të gjitha objektet në zonën e kuqe, , kjo ndërmarrje ua ka paraqitur shërbimeve kompetente inspektuese të cilat për shumicën e tyre kanë sjellë vendimin për shembje. Sipas njohurive të tyre, pas të hënës është paralajmëruar realizimi i aktvendimeve të sjella, gjegjësisht shembja e objekteve të ndërtuara pa leje në brigjet e lumit Buna.

 

 

Please follow and like us: