Të hënën aksioni për menjanimin e automjeteve  paregjistruara nga parkingjet

Të hënën aksioni për menjanimin e automjeteve  paregjistruara nga parkingjet

0

Nga dita e hënë Policia Komunale e Ulqinit fillon aksionin e menjanimit të automjeteve të paregjistruara nga parkingjet,hapësirat publike dhe trotuarët. “Fillimisht do të bëjmë evidentimin e automjeteve,ku në secilin prej tyre do të vendosim nga një paralajmërim që vetë pronari ta largojë autmjetin, me çrast nuk do të ketë asnjë pasojë. Nëse pas një jave nuk zbatohet urdhëresa, Policia Komunale do të angazhojë marimangën e cila do të bëjë bartjen dhe transportin e tyre deri në hapësirat e ish “Jadran Prevozit”, me të cilët Komuna e Ulqinit ka të nënshkruar marrëveshjen.”,  tha shefi i Policisë Komunale, Milazim Mustafa.

Të gjitha automjetet të cilëve ju ka skaduar regjistrimi më shumë se një muaj, do të jenë në shënjestër të Policisë Komunale, kurse shpenzimet dhe  qëndrimin e tyre  i paguan pronari . Pas një jave, nëse nuk paraqitet pronari i automjetit,  Komuna e Ulqinit do ti jap për skrap në Nikshiq.

Mustafa u bëri apel të gjithë pronarëve të automjeteve që janë jasht funksionit dhe që uzurpojnë hapsirat publike, ti largojnë vetë dhe të menjanojnë penalizimet.

Please follow and like us: