“TË FESTOJMË DIVERSITETIN” PROJEKTI I GJIMNAZISTËVE TË ULQINIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si pjesë e implementimit të planit të veprimit të përfshirjes një grup  nxënësish prej 35 veta nga Gjimnazi publik  i Ulqinit “Vëllazërim Bashkim “ është duke implementuar projektin me titull “Të festojmë diversitetin” , i cili reflekton multikulturën në Ulqin.  Projekti është ndarë në 3 faza ku në fazën e pare nxënësit janë ndarë në tre grupe punuese dhe kanë planifikuar aktivitetet paraprake, faza e dytë përfshinë realizimin e aktiviteteve të planifikuara ndëra faza e tretë prezantimin e projektit. Nxënësit me vetë iniciativën e tyre kanë arritur që këtë projekt ta finalizojnë më së miri edhe me realizimin e dy filmave me metrazhë të shkurtër ku në njërin paraqitet pasuria tradicionale dhe folklorike, ndërsa në të dytin harmonia konfesionale, etnike dhe multikulturore. Nxënësit për Televizionin Teuta shprehen të kënaqur me ecurinë e projektit, ata thanë se për realizimin e këtij projekti u janë dashur dy javë të plota punë intenzive. Projektin e tyre do ta prezantojnë edhe në shkollat e tjera në komunën e Ulqinit.

Share.