Të dielen turneu ndërkombëtar në karate “Ulqini Open 2016”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klubi i karatesë “Ulqini” organizon turneun ndërkombëratë në karate “Ulqini Open 2016”. Është viti i 15 që ky turne organizohet për ndër të Komunës së Ulqinit dhe pikërisht mbështetet nga ky institucion. Edhe këtë vit pjesmarrjen e vet e kanë konfirmuar shumë shtete të cilët do të garajnë në diciplina të ndryshme si femrat ashtu edhe meshkujt, nga më të vegjlit deri tek ato më të rriturit. Kryetrajneri i KK “Ulqini” Kujtim Sukaliqi, në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” i spjegoi detalet e turneut në fjalë. “Ky turne është i ndarë në dy kategori, të katave dhe luftrave. Në kata do të fillojnë nga viti 2009 që do të thotë moshat e vogla, deri tek ato mbi moshën 18 vjeçare, kurse në lufta nga viti 2006 e deri tek seniorët” spjegon ai.

Përveç Malit të Zi, Kosovës, Shipërisë, Maqedonia, Bosna, Kroacia, Sërbia, Zvicërra, Gjermanisë të cilët ishin të pranishëm edhe vitin e kaluar, këtë vit kanë konfirmuar ardhjen edhe garuesit nga Egjipti.

Turneu ndërkombëtarë i karates “Ulqini Open 2016” do të mbahet në sallën e shkollës fillore “Marshal Tito” me datën 10 prill me fillim në ora 10. Kujtim Sukaliqi bën thirje të gjithë qytetarëve, adhuruesëve të sporteve marciale që të përkrahin përveç garuesve tanë, ashtu edhe garuesve mysafirë.

Share.