Të dielen mbërrijnë 24.000 doza të vaksinave AstraZeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kontigjent prej 24,000 dozash të vaksinës AstraZeneca do të mbërrijë në Malin e Zi nesër në mëngjes, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. “Të gjitha vaksinat e prokuruara nën mekanizmin Covax janë miratuar nga OBSH, si organizata kryesore e sistemit të Kombeve të Bashkuara që merret me çështjen e sigurisë së vaksinave,” tha Ministria e Shëndetësisë.

Në aeroportin e Podgoricës, vaksina do të pranohet nga Ministrja e Shëndetësisë,  Jelena Boroviniq Bojoviq, shefja i Zyrës së OBSH-së në Mal të Zi Mina Brajoviq, shefi i Përfaqësimit të UNICEF-it Juan Santander, shefja e Delegacionit të BE-së në Malin e Zi Oana Kristina Popa, ambasadorja britanike Karen Maddox dhe koordinatori jorezident i Kombave të Bashkuara në Mal të Zi, Peter Lundberg.

 

B.Çoba

Share.