Të ardhurat nga turizmi 1.16 miliardë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të ardhurat nga turizmi në Mal të Zi gjatë këtij viti kanë qenë 1.16 miliardë euro, apo 15 milionë më të larta se vitin e kaluar, tregojnë të dhënat Dhomës Ekonomike të Malit të Zi. Numri i vzitorëve ka shënuar rritje prej 18.3% kurse fjetjet 11.3%, por kjo nuk është përkthyer në rritje proporcionale të të ardhurave. Përfaëqsuesi i ministrisë së turizmit, Qazim Hoxhiq, tha se rritja e të ardhurave dhe vizitorëve ka qenë e theksuar sidomos në zonat veriore, ku ka pasur 30% më shumë vizitorë se vitin e kaluar. Problem në sektorin e turizmit vazhdojnë të paraqesin parregullsitë, edhe pse këtë vit ka pasur rënie të tyre në masën prej 5%, kurse sfidë tjetër paraqet edhe mungesa e fuqisë punëtore.

Share.