Taksitë ilegal problem i vazhdueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Problemi i taksistëve  pa posedimin e lejes përkatëse  për qarkullim nuk është problem i tashëm , por trashëgohet me vite të tëra,andaj këtë vit policia komunale ka ndërmarrë aksion për menjanimin e këtyre parregullësive .

“Jemi të vendosur që këtë dukuri ta luftojmë me të gjitha mjetet e mundëshme ligjore, por që për të vepruar në mënyrë adekuate policia komunale është duke u përballur me vështëri nga ana e shoferëve të taksive ilegal,madje duke iu kërcnuar edhe fizikisht. Janë procesuar të gjitha subjektet që janë kapur në kundërvajtje në aspektin e transportit të qytetarëve pa liçensë dhe mjete adekuate” shprehet kryeshefi Mehmeti.

“Subjektet që i kemi procesuar  do të jenë të penalizuara me gjobë deri në 800 euro,por ky është hapi i parë , nuk do të ndalemi këtu,ndërsa hapi tjetër që do të ndërmarrim do të jetë largimi nga trafiku i të gjitha atyre automjeteve që ushtrojnë aktivitetin e transportit të udhëtarëve, gjegjësisht taksive ilegale” shton Mehmeti.

Pasi kanë hasur në agresivitet nga ana e shoferëve të taksive, policia komunale do të kërkoj asistencë të policisë për të siguruar jetën e inspektorëve. “Përveç që kryejnë këtë veprimtari në mënyrë ilegale shpesh mysafirët kanë pasur vërejtje edhe në çmimet që tejkalojnë normat etike , çka na bën edhe më të vendosur ta luftojmë këtë dukuri “, përfundon  Mehmeti.

Share.