Takohen Radulloviq dhe Kurtezi: Mali i Zi dhe Shqipëria të shfrytëzojnë potencialet e Liqenit të Shkodrës

Takohen Radulloviq dhe Kurtezi: Mali i Zi dhe Shqipëria të shfrytëzojnë potencialet e Liqenit të Shkodrës

0

 Shtetet e rajonit do të duhej të bashkëpunojnë në fushën e turizmit dhe së bashku të promovohen në tregun botëror e jo të jenë konkurent, kanë vlerësuar Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Pavle Radulloviq, dhe ambasadori i  sapoemëruar i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi.

Nga ministria, është kumtuar se Radulloviq dhe Kurtezi, kanë biseduar për marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Shqipërisë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe ndërkufitar. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se bashkëpunimi në punën e turizmit është kryesor dhe se shtetet në rajon, përfshirë këtu Shqipërinë dhe Malin e Zi, duhet të prmovohen së bashku në tregun botëror e jo të jenë konkrrent, thuhet në kumtesë. Radulloviq, ka theksuar se Liqeni i Shkodrës dhe Bjeshkët e Nemuna, janë fusha në të cilat potenciali turistik  i tyre mund të shfrytëzohet maksimalisht me një bashkëpunim të afërt të dy shteteve. Gjatë takimit, është bërë fjalë edhe për ngjarjet e fundit  lidhur me ndërtimin eventual të hidrocentraleve të vogla  në pjesën shqiptare të lumit Cem. Ministria i ka dërguar palës shqiptare letrën zyrtare, duke kërkuar dokumentacionin në pajtim me ESPO konventën, thuhet në kumtesë. Kurtezi, ka theksuar se pala shqiptare do ta respektojnë konventën dhe do të dërgojë dokumentaconin e kërkuar.

 

 

 

 

Please follow and like us: