Takimi Vujanoviq – Tusk

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari I Malit te Zi Filip Vujanoviq ne kuader te shenimit te 10 vjetorit te Pavaresise se Malit te Zi është takuar sot në Milloçer me kryetarin e Këshillit Europian, Donald Tusk, Kryetarin e Republikes se Shqipërisë Bujar Nishanin dhe kryetarin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

Tusk ka uruar 10 vjetorin e Pavarësisë duke vlerësuar arritjet në të gjitha fushat. Ai ka thënë se pret që Mali i Zi do të vazhdojë me integrimet evropiane me përkushtim të plotë.

Vujanoviq e falenderoi Tuskun për pjesëmarrje në këtë festë por edhe për mbështetjen që i jep Malit të Zi në proceset e integrimit evropian.

Share.