Takimi Nimanbegu-Veber: Interesim i posacem per Kriporen e Ulqinit

Takimi Nimanbegu-Veber: Interesim i posacem per Kriporen e Ulqinit

0

Nenkryetari I Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu ka pranuar ne nje vizite zyrtare ambasadorin e sapoemeruar te Gjermanise, Ekselencen e Tij dr Robert Veber. Bashkebiseduesit ne nje atmosfere miqesore I kane shkembyer mendimet dhe informacionet mbi situaten politike ne Mal te Zi dhe rajon.

Nenkryetari Nimanbegu e ka njoftuar ambasadorin Veber me aktivitetet e Kuvendit pas nderprerjes se bojkotit nga ana e nje pjese te opozites, duke I potencuar aktivitetet e partive politike ne grupin punues per reformat e ligjit zgjedhore meqellim te permiresimit te situates zgjedhore ne Mal te Zi. Poashtu e ka njoftuar edhe mbi zgjidhjet ligjore te cilat do te sjellnin deri te perfaqesimi autentik I pakicave ne Kuvendin e Malit te Zi.

Nje fokus te posacem te interesimit ishte situata ekologjike, e posacerisht Kriporja e Ulqinit, te cilen Ambasadori Veber e quajti oaze ekologjike, jo vetem per Ulqinin dhe Malin e Zi, por edhe per Europen dhe eshte pika kryesore e Kapitullit 27.

Nenkryetari Nimanbegu e njoftoi Ambasadorin Veber mbi aktivitetet e ndermarra lidhur me Kriporen e Ulqinit per te cilen e ka njoftuar se e kane mbrojtur nga ndertimet e parashikuara, ne parlament me koleget tjere deputet ne vitin 2011 permes ndryshimit te Planit hapsinore te Malit te Zi, pastaj me marreveshtje te koalicionit ne vitin 2016, por edhe me ndihmen e miqeve, Bashkesise Nderkombetare dhe organizatave joqeveritare.

Please follow and like us: