Takimi Nimanbegu-Presker: Mundesi e bashkepunimit ne fushen e turizmit dhe mjedisit jetesore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu priti sot ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Mal të ZI, SHT Gregor Presker, dhe me kete rast ka falenderuar Slloveninë mike për mbështetjen e vazhdueshme Malit e Zi në rrugën e tij euroatlantike .

Temë e bisedimit ishin edhe zgjedhjet   parlamentare, për të  cilat nënkryetari Nimanbegu tha se do të zhvillohen në  një atmosferë të mirë  dhe se do të  rezultojnë me vazhdimin e politikës euroatlantike në Mal të Zi. Sa i përket pjesëmarrjes, ai  shprehi qëndrimin e vet se do të marrë pjesë e tërë opozita.

Në bisedë të hapur dhe miqësore, nënkryetari Nimanbegu e njoftoi ambasadorin me sfidat e shoqërisë malaziase dhe vlerësoi se perspektiva jonë eutroatlantike është e pakontestueshme. Ambasadorin Presker e interesuan edhe sfidat e komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Nënkryetari Nimanbegu e njoftoi me dispozitat ligjore në fushën e legjislativit zgjedhor, duke vlerësuar se është i pakënaqur me to, e si përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi vazhdimisht ka provuar të veprojë me amendamente në përmirësimin e këtyre dispozitave, por nuk hasi në mbështetje të partive tjera.

Nënkryetari Nimanbegu dhe ambasadori Preskar janë dakorduar se BE duhet të ketë qëndrim më agjil  ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ndaj qëndrimit të tyre të shprehur drejt integrimeve evropiane.

Në fund bashkëbiseduesit kanë cekur edhe mundësinë e një bashkëpunimit ekonomik, në veçanti në fushën e turizmit dhe ruajtjes së mjedisit jetësor, ku shohin interes të përbashkët të të dy shteteve mike.

Share.