Takimi Nimanbegu- Kurtezi. Ne fokus Ligji zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i Kuvendit te Malit të Zi Genci Nimanbegu është takuar me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Ridi Kurtezi, ku tema kryesore ishte gjendja e komunitetit shqiptare në Mal të Zi.

Nënkryetari Nimanbegu e ka njoftuar Ambasadorin Kurtezi mbi punën e Këshillit parlamentarë për reformën e përgjithshme të legjislacionit zgjedhorë, mangësitë e aksionit afirmativ për bashkësinë shqiptare si dhe me propozimet e radhës për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit zgjedhorë, të cilat do ti parashtrojë në emër të komunitetit shqiptarë.

Gjatë takimit, temë e bisedimeve ishte edhe perspektiva ekonomike e bashkësive lokale në të cilat jetojnë shqiptarët si dhe mundësia që zhvillimi ekonomik të përforcohet në këto troje.

Share.