Takimi Nimanbegu-Davije mbi reformat në Legjislacionin zgjedhorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari I Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu është takuar me shefen e misionit te OSBE-së në Mal të Zi, Ekselencën e saj, ambasadoren Mariz Davije me të cilën kanë diskutuar mbi reformat e Legjislacionit zgjedhorë dhe krijimin e ambientit më të përshtatshëm të zgjedhjeve në Mal të Zi.

Nënkryetari Nimanbegu e ka njoftuar ambasadoren Davije mbi punimet në reformën e legjislacionit zgjedhorë, duke theksuar formimin e Grupit punues për të cilin pret se do të ketë shumë punë. Nimanbegu theksoi se pret që rezultatet e punës do të jenë në favor të rritjes së besueshmërisë në ligjin zgjedhorë nga të gjithë akterët, dhe një nga detyrat kryesore është miratimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it nga viti 2016 dhe 2018. Rëndësi e veçantë gjatë bisedës i është kushtuar përfaqësimit të grave dhe pakicave në Kuvend, dhe me këtë rast nënkryetari Nimanbegu ka theksuar qëndrimin se ligji aktual zgjedhorë nuk është në favor të pakicave,e posaçërisht të  shqiptarëve, të cilët me ligjin e vitit 2014 kanë mbetur pa njësi të posaçme zgjedhore, gjë të  cilën instituti i aksionit afirmativ ka shkuar në kundërshtim.

Ambasadorja Davije ka treguar gatishmërinë e OSBE-së që të ndihmojë Malin e Zi në reformat e ardhshme të legjislacionit zgjedhorë.

Share.