Takimi Markoviq-Amfillohije pa marrëveshje konkrete

0

Në takimin e djeshëm në mes kryeministrit Markoviq dhe kryepeshkopit Amfillohije, nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete por të dyja palët u pajtuan që dialogu të vazhdojë me takime të grupeve të ekspertëve juridik nga të dyja palët. Në Qeveri janë të bindur se ligji në fjalë mund të implementohet kurse nga kisha serbe vazhdojnë të jenë të qëndrimit se ai duhet të anullohet dhe se për këtë tubimet fetare do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Burime të pakonfirmuara të mediave thonë se asnjëra palë nuk ka saktësuar terminet e ardhëshme për bisedime por se ato do të caktohen pasi të propozohen nga Qeveria.

Share.