Takimi Krivokapiq-Gjukanoviq: Presidenti pajtohet të emërojë ambasadorin në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryeministri Zdravko Krivokapiq, u takuan sot me qëllim zgjidhjen e ngërçit për emërimin e ambasadorëve në disa vende, që më parë për disa prej tyre Gjukanoviq kishte refuzuar.

Gjatë takimit të sotëm, ata ranë dakord mbi nevojën për të intensifikuar përpjekjet e të gjitha organeve shtetërore për përshpejtimin e reformave dhe arritjen e standardeve, në mënyrë që të krijojnë parakushte për integrimin më të shpejtë të Malit të Zi në BE. Gjukanoviq dhe Krivokapiq biseduan për rëndësinë e rrugës evropiane dhe domosdoshmërinë e dinamizimit të procesit të negociatave.

“Për këtë qëllim, Presidenti dha pëlqimin e tij për propozimin e Kryeministrit mbi kandidatin për ambasador në Misionin e Malit të Zi në BE, me qendër në Bruksel,” thuhet në deklaratë.

Më par; nga 18 ambasadorë të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Gjukanoviq dha  mendim negativ për 11 prej tyre, ndërsa shtatë kandidatë morën pëlqimin e kreut të shtetit.

Share.