Politikë Më shumë

Takimi Forca-Demokratët: Të punojmë në ndërtimin e kohezionit shoqërorë

Prej tvteuta8 Qershor 2021

Kryetari I Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu dhe deputeti Genci Nimanbegu, janë takuar sot me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi dhe njëherit Kryetarin e Demokratëve, Aleksa Beçiq. Dy kryetarët kanë shkëmbyer  mendimet mbi situatën aktuale politike në Mal të Zi, dhe në nivel të  bashkësive  lokale, e në  veçanti  mbi pozitën e Kuvendit dhe rolin e tij në procesin e tranzicionit të pushtetit. Bashkëbiseduesit kanë konstatuar  se kjo është një mundësi  ideale për të avancuar marrëdhënjet në të gjitha nivelet, midis Demokratëve të Malit të Zi, si parti qytetare  dhe Forcës, si një parti që përfaqëson komunitetin kombëtar shqiptar. Cungu dhe Beçiq  posaçërisht kanë theksuar brengosjen për shkak të nxitjes së urrejtjes ndërnacionale, si dhe për shkak të promovimit të papërgjegjshëm të jotolerancës fetare, duke u  dakorduar plotësisht me qëndrimin se është obligim I të gjithëve bashkë që të punojnë në uljen e tensioneve, pajtimin dhe ndërtimin e kohezionit shoqërorë, I cili, siç kanë theksuar, është një nevojë thelbësore e  Malit të Zi dhe e të gjithë qytetarëve të tij. Gjatë takimit, kryetari i Forcës, zotëri Cungu, përsëri e ka uruar kryetarin e Kuvendit, duke konstatuar se Z. Beçiq udhëheq Kuvendin në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, dhe se posaçërisht është I dukshëm  një qëndrim i balansuar  ndaj të gjithë deputetëve, pavarësisht se cilës parti I takojnë. Kryetari i Forcës shfrytëzoi rastin që në mënyrë të posaçme  të falenderojë Demokratët dhe kryetarin Beçiq  për mbështetjen e tyre për Ligjin për Kthimin e të Drejtave të Pronës në Valdanos, i cili u iniciua nga deputeti i Listës Shqiptare, zotëri  Genci Nimanbegu. Cungu ftoi Beçiqin që  të vizitojë selinë e Forcës në Ulqin dhe të vazhdojnë bisedimet mbi bashkëpunimin ndërpartiak midis dy subjekteve, të cilat me forcat e veta  mund të kontribuojnë shumë në avancimin  e përgjithshëm të Malit të Zi në rrugën e tij evropiane. Kryetari Beçiq e ka përsëritur shumë here qëndrimin e prerë se partitë të cilat përfaqësojnë pakicat, duhet të jenë pjesë e pushtetit,  pa marrë parasysh se kush e ushtron atë pushtet dhe se kjo mund të jetë praksë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Kjo, sipas fjalëve të tij, do të ishte një vërrtetim I sinqert se gjërat e trashëgua negative nga e  kaluara e afërt po tejkalohen me sukses, kurse idetë progresive të politikave  të pjekura dhe të përgjegjshme, po e marrin primatin në shoqërinë tonë. Poashtu, kryetari Beçiq falenderoi kryetarin Cungu dhe deputetin Nimanbegu për qasjen e tyre korekte dhe konstruktive, si dhe për qëndrimet paqësore gjatë prezantimit të ideve dhe politikave të Forcës.