TAKIMI DURMISHI-IVANOVIQ MBI KAPITULLIN 27

0

Ambasadori I Republikës së Kosovës në Mal të Zi SH.E.T. Skender  Durmishi është takuar me kryetarin e Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim hapësinorë pranë Kuvendit të Malit të Zi, prof. dr Petar Ivanoviq.  Në takim janë shqyrtuar obligimet e vendeve në rrugën drejtë Unionit evropian, sidomos kur është në pyetje Kapitulli 27-ambienti jetësorë dhe ndryshimet klimatike. Theks I posaçëm është vendosur mbi çështjen e  cilësisë së ajrit, përgatitjen e kornizave rregulluese në këtë fushë, si dhe nevojën e definimit të strategjisë së qartë për bisedime të mëtejshme.

Poashtu është propozuar që të përforcohet bashkëpunimi parlamentarë dhe të dërgohen iniciativa konkrete, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal në lëminë e ambientit jetësorë, e poashtu të mundësohet qasja në fondet evropiane nëpërmjet të aktiviteteve të përbashkëta.

Share.