Takimi Berishaj-Hoxhiq: Të nxitet valorizimi turistik i viseve malore

0

Drejtori i organizatës turistike të Tuzit Leon Berishaj, zhvilloi takim me drejtorin e drejtorisë për zhvillimin e destinacionit dhe infrastrukturës turistike z.Qazim Hoxhiq. Gjatë këtij takimi, në fokus ishte tema për mbeshtetjen e rregullimit të sinjalistikës turistike në viset e Malësisë, si dhe mbështetja në mirëmbajtjen dhe promovimin e turizmit rural. Mes tjerash u cek edhe nevoja për nxitjen dhe valorizimin e viseve malore ku Tuzi do të ketë ofertë të diverzifikuar si dhe inkuadrimin e Tuzit në mjetet e nxitjes në lëmi të turizmit për vitin 2019-2020 të cilat janë te parapara nga MORT dhe NTO.

Share.