Takime me qytetarët për Draftin e Statutit të Komunës

0

Komisioni për punimin e Draftit të Statutit të Komunës, së bashku me Shërbimin e Kuvendit Komunal, në periudhën e ardhëshme do të realizojnë takime me qytetarët me qëllim marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve për aktin më të lartë të Komunës. Takimet do të mbahen me 23 shtator në Katerkollë, 25 shtator në Shtoj dhe 27 shtator në sallën e Kuvendit Komunal në Ulqin me fillim në ora 17.00.

Share.