Takim i punëtorëve të shëndetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në hotelin “Bellevue ” nga data 28 deri më 31 maj u mbajt takimi i 58 –të me radhë i punëtorëve të Shëndetësisë në Mal të Zi .
Ky takim tuboi mbi 150 punëtor të medicinës të profilëve të ndryshme nga Mali i Zi,Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia, ndërkaq bie në sy që nga komuna e Ulqinit nuk kishte pjesëmarrës.
Janë prezantuar mbi 100 punime nga të gjitha fushat e mjekësisë,me theks të veçantë tek infeksionet intrahospitalore
Përfaqësuesja e Asociacionit Vesna Raosavleviq deklaroi se të gjithë pjesëmarrësit në fund do të fitojnë sertrifikatë
Organizator i takimit është “Shoqata e punëtorëve të shëndetësisë “ndërsa e financoi Fondi Republikan i Shëndetësisë.
Motoja i takimit është “Shëndeti në radhë të parë “

Share.