Takim me përfaqësuesit e plazheve e hoteleve për hapjen e sezonit turistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot prane komunes me iniciativen e kryetarit te komunes Nazif Cungu eshte mbajtur takim i pershpejtuar  me biznesmenet dhe perfaqesuesit e plazheve te Ulqinit per sa i perket pergatitjes se hapjes se sezonit turistik si edhe vazhdimesine e tij, ne vazhden e panaireve promovuese turistike, ku do te merret pjese me heret se sa vitet e tjera duke nisur nga ky muaj.Gjthashtu te pranishem ishin edhe nenkryetari i komunes Vaso Radoviq, sekretari i ekonomise,Milazim Mustafa,Drejtoresha e organizates turistike Zana Sarvan,drejtori i shitjes se Rivieres se Ulqinit Esat Dragovoja.Panairet do te mbahen aty ku eshte  tregu kryesor i ardhjes  se turisteve ne Ulqin,ne Shkup me 14 Prill,ne Prishtine me datat 21 dhe 22 Prill, si edhe ne Bosnje me 12-14 Maj.Cungu ne fjalen e tij per ti ardhur ne ndihme sezonit turistik,theksoj marrjen e masave nga ana e komunes per permirsimin e  pastertise ne qytet,sigurimin e parkingjeve,ndricimin publik si dhe gjelberimin.

Ai I beri thirrje te gjithe biznesmeneve dhe  pronareve te plazheve te jene bashkepunues ne paraqitjen e pfertave qe ato kane per  keto panaire sidomos per sa i perket cmimeve ne menyre qe ato te jene sa me fleksibel ne vendosjen e tyre e te bihet dakort mes njeri tjetrit ato te jene te njejta.Gjithashtu ai shtoj se do te kete nderhyrje ku te jete e nevojshme ne kerkes te perfaqesueseve te plazheve per zhvillimin e turizit gjate ketij sezoni.

Esat Dragovoja drejtori i shitjes se Rivieres se Ulqinit vuri ne dukje problematikat ne dem te turizmit  qe ka qyteti i Ulqinit te bartura vit pas viti pa gjetur zgjidhje,duke shtur se jemi ne kohe per ti eliminuar ato duke bashkepunuar me njeri tjetrin.

Ne panairin e Prishtines pjese e promovimit te sezonit turistik do te jene disa qytete te Malit te Zi si Ulqini,Podgorica,Tivari,Budva,Tivati dhe Kotorri. Perfaqesuesit e plazheve e te hoteleve te Ulqinit me ane te materialeve propaganduese apo fletushkave qe do te pergatisin mbi manifestimet qe do te kene nga data 29 Prill e deri me 2  Maj, do te prezantohen ne panairet e Kosoves e Maqedonise duke pasur  mundesi te mbledhin sa me shume turiste,duke sjelle nje fluks te madh te njerezve te cilet zgjedhin Ulqinin per te kaluar ditet e tyre te pushimeve si vendi qe ka prioritet,rendin,cmimet e arsyeshme, korrektesine dhe argetimin e pushuesve.

Share.