Beçiq pret dy pjesëtarë të pronave të Gjirit të Valdanosit

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq dhe deputeti  Genci Nimanbegu  I priten sot në Kuvendin e Malit të Zi  dy pjesëtarë të pronës së Gjirit të Valdanosit, Avdula Dedvishi  dhe Negjelko Llazoviq. Duke folur për situatën komplekse në të cilën u gjendën pronarët gjatë katër dekadave të fundit, Presidenti Beçiq shprehu kënaqësinë me faktin që përbërja  e 27-të e Kuvendit, me miratimin e Ligjit për eliminimin e pasojave të konfiskimit të pasurisë në Gjirin e Valdanosit, korrigjoi  këtë padrejtësi. Ai theksoi se në periudhën e ardhshme ai do të përpiqet të jetë një faktor korrigjues për zgjidhjet ekzistuese ligjore që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve  duke veçuar se  ky është shembulli më i mirë se si fiton Mali i Zi. Në emër të të gjithë qytetarëve të komunës më jugore të Malit të Zi, bashkëbiseduesit falënderuan Kryetarin  e Kuvendit për  njohjen e rëndësisë së kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila u mundësoi ish-pronarëve dhe trashëgimtarëve të tyre ligjorë të kthejnë pronat dhe ullishtat. Deputeti Genci Nimanbegu, me propozimin e të cilit Parlamenti i Malit të Zi miratoi Ligjin për kthimin e kësaj prone, poashtu shprehu edhe njëherë falenderimin ndaj të gjitha klubeve të Kuvendit të cilat e mundësuan që kjo padrejtësi  të hiqet dhe prona tu kthehet pronarëve ligjorë.

Partia boshnjake dhe DPS nuk ishin në seancën e votimit për Valdanosin, deputetët tjerë unanim

Dita e djeshme u shënua si një ditë fitoreje për 204 familje nga Ulqini të cilave në menyrë të padrejtë u është marrë prona në vitin 1978 nga ushtria e atëhershme jugosllave. Ajo që la shumë përshtypje gjatë siskutimeve të klubeve, ishte unanimiteti I mendimit për kthimin e ulishtës pronarëve të vërrtet, duke u pajtuar të gjithë me ligjin e propozuar nga deputeti Nimanbegu. Ligju së bashku me 10 amandamente të natyrës teknike u votua në tërësi me 49 vota nga deputetët e pranishëm nga radhët e Koalicioneve: Frontit demokratik, E bardhë në të zezë, Paqa është kombi ynë, Bashkë një za, si dhe partive: SDP, SD dhe LP. Në sallë për të votuar ligjin mbi Valdanosin nuk u paraqitën asnjë nga deputetët e Partisë boshnjake, si dhe deputetët e DPS-it të cilët nuk marrin pjesë në séancat plenare.

Pakicat përveç kërkesave politike do të synojnë edhe vende në qeveri

Partitë e pakicave përveç kërkesave të tyre politike, do të synojnë që në qeverinë e ardhshme të kenë edhe vende të caktuara në qeveri dhe administratën shtetërore. Akoma nuk dihet saktësisht se cilët do të jenë vendet e preferuara prej tyre, po mësohet se njëra nga kërkesat është edhe formimi i Ministrisë për diasporë, për të cilën janë veçanërisht të interesuar boshnjakët, por nuk do të ishin kundër as shqiptarët dhe kroatët. Gjithashtu flitet se sa u përket kërkesave politike, aty përveç atyre të parashtruara nga koalicioni shqiptar , nuk ka shumë gjëra për diskutim, pasi boshnjakët dhe kroatët si kërkesë të vetme kanë zhvillimin e barabartë rajonal, kurse kërkesat tjera lidhen kryesisht me ndarjen e posteve. Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” si kërkesa kryesore do të paraqesë kthimin e Valdanosit, mbrojtjen e Kripores, ndryshimin kufirit  së të Mirave Detare, si dhe statusin e komunës së Tuzit në pëputhje me vullnetin e banorëve të kësaj zone.