Gjukanoviq uron Mustafen

Kryetari i qeverisë se Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka dërguar telegram urimi homologut të tij kosovar Isa Mustafës me rastin e marrjes së kësaj detyre. Mali i Zi mbetet i përkushtuar në mënyrë të gjithanëshme të përforcimit të marrëdhenieve dypalëshe me Kosovën në të gjitha fushat e jetës që kanë interes reciprok duke vazhduar drejt qëllimit të të dy shteteve, rrugës Europiane dhe Euroatlantike. Kryeministri Gjukanoviq e sheh me rëndesi zgjedhjen e re të qeverisë së Kosovës si një hap të rëndësishem drejt ndërtimit të shoqerisë moderne të zhvilluar europiane.  

Thaçi, në këshillin e sigurimit

Kryeministri i Kosoves në largim Hashim Thaçi do të marr pjesë në seancën e rregullt të Këshillit të sigurimit të Kombëve të Bashkuara dedikuar gjendjes në Kosovë, qe do të mbahet me 4 dhjetor, transmetojnë mediat e Prishtinës. Ky është njëri nga shkaqet për çka seanca konstituive e Kosovës do të mbahet me 8 dhejtor. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë deklaruar se janë në perfundim e sipër pergaditjet për vazhdimin e seancës konstituive kur është paraparë qe të zgjidhen organet kuvendore si dhe qeveria e re e koalicionit të dy partive.