Sot premiera e filmit “Perla e Bunës”

Premiera e filmit “Perla e Bunës”, i cili në pjesën më të madhe është realizuar në qytetin tonë, do të mbahet sonte në ora 20.00 në Qendrën për Kulturë. Biletat janë në shitje prej ditës së djeshme dhe kushtojnë 3 euro, kurse të dielen do të jetë edhe projeksioni i filmit për nxënësit e shkollave të mesme në ora 17.30, dhe bileta do të kushtojë 2,5 euro.