Sipërfaqja e Akua Parkut u vlerësua më pak se 30.000 Euro në vit

Konzorcimum D.O.O. Ulqin Aqua Park & Entertainment, Bijello Pole zgjedhet si ofertuesi më i volitshëm për dhënien me qira të tokës në Shtoj për ndërtimin e akua parkut në Ulqin.  Sipas  vendimit të Komunes se Ulqinit kjo ndermarrje I plotëson të gjitha kushtet e tenderit. Oferta e ndermarrjes nga Biello Pola eshte  1 euro e 10 cent për m² , keshtuqe për një vit për tokën me sipërfaqe prej 25,498 m²  kjo ndermarrje do te paguaje  28,047.8 euro  ose 841,434 euro për 30 vjet. Vleresimin me te larte prej 100 pikesh per kete ndermarje e ka bere komisioni i veçant i caktuar nga Komuna e Ulqinit.