Taekwondo Ulqini kthehet me 17 medalje nga turneu në Podgoricë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të shtunën më datë 08.10.2016, u mbajt në Podgoricë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së, “Montenegro Trophy 2016”. Klubi TaekwondoUlqini u paraqit me 15 garues në këtë aktivitet sportiv, në të dy disiplinat, atë të formave dhe dyluftimit.

Ekipin e Ulqinit e udhëhoqi trajneri Allmedin Suka, ndërsa kryetrajneri Fikret Dushku kishte rolin e referit kryesor për kategorinë e formave. Klubi arriti sukses të dukshëm me gjithësej 17 medalje, prej tyre 9 medalje të arta, 4 medalje të argjendta, dhe 4 medalje të bronzta. Garuesja më e sukseshme e Ulqinit ishte Amra Dushku me tre medalje të fituara.

Share.