Taekwondo Ulqini arrin sukses në “Tirana Trophy 2016”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 22-23.10.2016 në Tiranë u mbajtë turneu ndërkombëtar dy ditor në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë turne u paraqitën rrethë 500 garues në të gjitha kategoritë nga shtetet rajonale si Greqia, Italia, Shqiperia, Maqedonia, Kosova, Serbija, Mali i Zi etj. Në këtë turne Taekwondo Ulqini u paraqit me 20 garues të kategorive të ndryshme në të dy disciplinat dhe dy referë. Klubit i Taekwondo-së Ulqini arriti sukses duke siguruar gjithsejt 21 medalje, prej tyre 16 medalje të arta, 6 të argjendit dhe 9 të bronzit dhe tri kupa. Garuesja më e sukseshme ishte Amara Dushku me tri medalje të arta dhe një të bronzit.


Me medalje u shpërblyen këto garues: 
1. Arma Dushku me tri medalje të arta dhe një të bronzit,
2. Dion Mustafa Mustafa me dy medalje të arta,
3. Florian Efendija me dy medalje të arta dhe një të argjendit,
4. Medina Kanaqi medalje e artë,
5. Muhamed Ukoshata medalje e artë,
6. Sara Kraja medalje e artë, e argjendit dhe medalje e bronzit.
7. Arta Ismailaga medalje e artë, dhe medalje e bronzit,
8. Amrudin Hoxha medalje e artë dhe medalje e bronzit,
9. Xheneta Kanaqi medalje e artë,
10. Fiona Kraja medalje e artë, e argjendit dhe e bronzit, 
11. Sumeja Bisha medalje e arte, e argjendit dhe e bronzit.
12. Edina-Dina Kraja medalje e argjendit,
13. Bledar Kasmi medalje e bronzit,
14. Enes Dushku medalje e argjendit,
15. Besart Kuqi medalje e bronzit,
16. Amar Bakalli medalje e bronzit,

Falenderojmë prindërit e nxënësve për kontributin e dhënë si dhe sponsorët që na lehtësuan pjesmarrjen tonë në këtë aktivitet sportiv.

Share.