Taekwondo Team Ulqin nga Turneu ndërkombëtar në Sarajev u kthy me 10 medalje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekipi i Taekwondo-së Ulqini gjatë kësaj fundjave u paraqit në turneun ndërkombëtar i cili u mbajtë të dielën me datë 06.06.2021 në qytetin e Sarajevës “Iskra open 2021” për të dy disiplinat, ndeshje dhe forma. Ky aktivitet sportiv mblodhi rreth 550 sportist, 38 ekipe nga 4 vendet e rajonit. Ekipi i Taekwondo-së nga Ulqini u paraqit me 12 sportist. Rezultati për sportistët nga Ulqini ishte dhjetë medalje, dy trofe dhe një çmim përsonal.

Me medalje u kurorzuan sportistët:

– Amra Dushku, Dorijan Vukaj, Amella Nuti, Arta Ismailaga, Berina Mustafa, Sara Kraja me dy medalje të arta,Sumeja Bisha, Amell Nuti dhe Medina Kanaqeviq. Sportisti Dorian Vukaj shpërblehet me çmimin e sportistit më të suksesshëm në disiplinën e Formave.
Në rënditjen e përgjithshme klubi i Taekwondo-së Ulqini fiton dy trofe. Trofeu i vendit të dytë në kategorinë kadet dhe trofeu i vendit të dytë në disiplinën e Formave.
Share.