Sulmuesit e aeroportit “Ataturk” janë nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas agjencisë “Associated Press”, tre sulmuesit vetëvrasës të cilët  të martën kryen sulm të përgjakshëm në aeroportin e Stambollit “Ataturk”, vinin nga Rusia, Kirgistani dhe Afganistani.

Kjo agjenci e lajmeve iu referohet burimeve të zyrtarëve turq.Më herët ishte raportuar se shërbimi sekret i Turqisë, beson se të paktën njëri nga tre sulmuesit që dyshohet të jenë të Shteti Islamik, ishte shtetas i huaj.“Jemi duke shqyrtuar mundësinë që në sulm të jenë të përfshirë të huaj”, ka deklaruar një burim nga shërbimet e sigurisë.Besohet se njëri prej sulmuesve ishte çeçen, raportojnë mediat turke.

E përditshmja “Hurriyet”, e ka quajtur sulmuesin si Osman Vadin, i cili para 32 ditëve kishte mbërritur në Stamboll, ku kishte marrë me qira një apartament dhe kishte paraqitur një pasaportë rus si dokument identifikimi.Taksisti Mahmut Bagis, i cili i kishte dërguar terroristët deri në aeroport, ka deklaruar para gazetarëve se ata flisnin një gjuhë të huaj të cilën ai “nuk kishte mundur ta kuptojë”.

Share.