Sulmohet zyra e Socialdemokratëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë natës së kaluar ka ardhur deri tek hyrja me forcë në zyrën e Socialdemokratëve të Malit të Zi me çka janë vjedhur pajisje informatike me vlerë të lartë , është njoftuar nga kjo parti.  Sipas fjalëve të zedhënësit për media të kësaj partie Stefan Shuster, ky është rasti i dytë i sulmit ndaj zyrës së kësaj partie që prej janarit, kur në derën hyrëse u gjetën të ngjitura fletë me mesazhe fyese.

Shuster njoftoi se për rastin kanë lajmëruar organet përkatëse dhe si fajtor indirekt bëri subjekte të ndryshme që me mesazhet e tyre politike i kontribuojnë frymës konfliktuale në vend. Sipas tij, sulmi u jep të drejtë të mendojnë se veprimi i tyre politik është i drejtë dhe se do të vazhdohet në linjë të njëjtë edhe në të ardhmen.

Share.