Sulmi në Stockholm, një person i arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia suedeze njoftoi se ka arrestuar një person pas sulmit që tronditi Stokholmin këtë të premte, kur një kamion mësyu drejt turmës së njerëzve në një rrugë me dyqane, e u përplas me njërin prej tyre në sheshin qëndror të kryeqytetit, duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, në atë që kryeministri i vendit tha se duket të jetë një sulm terrorist. Më herët, policia kishte publikuar foton e një personi që mbante një xhup gri, ndërsa nuk përjashtojmë mundësinë që të jenë përfshirë edhe agresorë të tjerë në këtë sulm.

“Kemi një person të arrestuar, i cili mund të ketë lidhje me ngjarjet e sotme në Stokholm”, tha zëdhënësi i policisë, Toëe Hagg. Përgjegjësinë e sulmit, gjithsesi, ende nuk e ka marrë përsipër askush.

Share.