Sulmet në internet: Kërohet ndihma e Britanisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi ka kërkuar ndihmën teknike të Mbretërisë së Bashkuar për tu mbrojtur kundër sulmeve të hakerave, shkruan Telegrafi britanik. Sipas gazetës, Mali i Zi ka pësuar sulme të vazhdueshme kibernetike në faqet e internetit të organeve shtetërore në ditën e zgjedhjeve, , ndërsa një tjetër valë e sulmeve është registruar në muajin shkurt.

Telegraf thotë se zyrtarë të Malit të Zi kanë kërkuar ndihmë nga Ministri i Jashtëm i Britanisë Alan Duncan kur ai kohët e fundit vizitoi Podgoricën, dhe se sipas burimeve sulmet kibernetike shihen “në kontekstin e grushtit të shtetit të planifikuar.” “Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me Malin e Zi në fushën e sigurisë kibernetike pas sulmeve të fundit në portalet e qeverisë”, ka thënë një burim i paidentifikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme i Mbretërisë.

Share.