Sulm me makinë ndaj Kongresit të SHBA në Uashingto, dy të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një sulmues ka përplasur sot pasdite qëllimisht makinën e tij me barrierat mbrojtëse të Kongresit amerikan në Uashington, duke lënë të vdekur një oficer sigurie dhe duke plagosur rëndë një tjetër. Më pas i ka dalë nga makina me thikë në dorë duke tentuar të lëndojë të tjerë zyrtarë sigurie, para se të qëllohej për vdekje nga autoritetet.Por megjithatë Robert Contee i policisë Metropolitane të kryeqytetit u tha gazetarëve se incidenti “nuk duket se ka lidhje me terrorizmin”.Shefja e policisë së Capitol, Yogananda Pittman, tha se i dyshuari, tashmë i vdekur, kishte përplasur mjetin e tij me barrierat e betonit dhe më pas kishte “vrapuar në mënyrë agresive drejt oficerëve me thikë në dorë”, para se të qëllohej për vdekje prej tyre.Pittman tha se fillimisht dy oficerë të policisë së Capitol u dërguan me urgjencë në spital pas goditjes nga makina e sulmuesit, dhe një prej tyre “ishte mundur nga plagët”.Autoritetet thanë se i dyshuari nuk kishte reaguar ndaj paralajmërimeve vokale të oficerëve, prandaj ata kishin hapur zjarr.Pas lajmit, kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi urdhëroi flamurët në gjysmë shtizë në Capitol, ndërsa shumë kongresmenë postuan dhimbjen e tyre dhe lutjet për oficerin e plagosur.

Share.