Sulm kimik në Siri, ka shumë të vdekur e të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të paktën rreth 60 persona kanë mbetur të vdekur, e mbi 60 tjerë të plagosur, nga një sulm kimik në një qytet veri-perëndimor në Siri. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka raportuar se sulmi mbi Khan Sheikhoun nga Qeveria siriane, apo nga avionët rusë, ka shkaktuar vdekjen e një numri të madh të njerëzve. Qeveria siriane ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike, megjithatë në një hulumtim nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ka rezultuar se forcat qeveritare kanë përdorur klor në vend të armëve tre herë në mes viteve 2014-2015.

Observatori sirian ka treguar se simptomat e të prekurve nga ky sulm ishin me të vjella, të fikët dhe shkumë nga goja. Viktimat janë kryesisht civilë dhe janë të përfshirë të paktën nëntë fëmijë.

Share.