Sulejmani: Duhet ta mbrojmë të drejtën për materiale në gjuhën shqipe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i klubit të Partisë Demokratike në Kuvendin Komunal, Haxhi Sulejmani, tha për televizionin Teuta se në Kuvend ka pasur një debat demokratik ,konstruktiv, por kooalicioni që përfaqëson do të insistojë që materiali i Kuvendit të përkthehet i tëri në gjuhën shqipe.

“Ne jemi pjesë e koalicionit qeverisës, kaherë e kemi shtruar problemin e gjuhës shqipe,materiali ç’do herë na ka ardhë 50% në gjuhën shqipe,e 50% i pa përkthyer , e njëjta gjë po ndodh edhe tash”-deklaroi ai  Ai tha se disa here ka kërkuar implementimin e plotë të gjuhës shqipe,mandje edhe në takimin e fundit te kryetari i Kuvendit ka bërë të njëjtën kërkesë që materiali të jetë 100% i përkthyer në gjuhën amtare. “Ne si parti nacionale kemi të drejtë,kemi programet tona,dhe gjuhën shqipe duhet ta mbrojmë.” u shpreh Sulejmani.

Share.