Suksesi i mirë, kushte jo të favorshme(video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkolla fillore “Bashkim Vllazërim” në Katërkollë për këtë vit shkollor ka të regjistruar 469 nxënës. Drejtori i shkollës Alim Jahaj shprehet i kënaqur me suksesin e arritur për gjysëmvjetorin e parë. Vlerësimi i nxenësëve për ciklin e parë bëhet me nota përshkurëse ndërsa për nxënësit nga klasa e katërt deri tek klasa e nëntë bëhet me nota numerike. Përveç shkollës amë që është Katërkolle në teren janë të ndara edhe 8 paralele të tjera. Sa u përket kushteve në të cilën zhvillohet mësimi Jahaj nuk shprehet shumë i kënaqur, në shkollën amë si me problematike është ngrohja, dritaret lageshtija e të tjera. Por shprehet optimist se në të ardhmen e shpejtë do të ketë investime kapitale.

Share.