Suksesi I madh I librit “Agjentë Perandorakë” I Sir Noel Malcolm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Keshilli Kombëtar  I Shqiptarëve në Mal të Zi ka sjellë në Ulqin për të bërë promovimin e librit “Agjentë perandorakë” Sir Noel Malcolm nga Anglia.Pjesë e panelit ishin Kryetari I Komunës Nazif Cungu,në munges të kryetarit të këshillit kombëtar Genci Nimanbegu,fjalën e tij e percolli sekretari Faik Nika,presidentja e shtëpisë botuese Dudaj ,Arlinda Dudaj,docent Ilir Capuni,si dhe autori I librit Noel Malcolm.Malcolm tha se ka 20 vite që punon për realizimin e këtij libri,për të mbledhur dokumenta të rëndësishme të trojeve shqiptare,për këtë e ndihmuan ngjarjet e jetës së dy familjeve të njohura ulqinake në mesjetë, Brutti e Bruni,duke arritur tek shumë ngjarje me peshë të shek.të 16 ku ai është I specializuar.Kjo mbrëmje solli edhe dialog mes të pranishëmve dhe autorit,duke u kthyer në një mbrëmje shumë interesante,ku zbuloje më shume për Ulqinin,si një zonë që në libër është shkruar shumë për të.Interesi I lexuesve ka qënë shumë I madh,pasi të gjithë librat u shitën duke marrë me vehte edhe shënimin e personalizuar  të Malcolm.Malcolm është profesor në All Souls College në Oksford ,I vlersuar si Kalorës nga Mbretëresha Elizabet.

 

Share.