Sukses i madh i atletikës së Malit të Zi: Rakoçeviq merr medaljen e artë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Atletja nga Mali i Zi Kristina Rakoçeviq, ka arritur një sukses të madh në kampionatin botëror të atletikës për të rinj që mbahet në Bigdoshq të Polonisë, duke marrë medaljen e artë në hedhjen e diskut. 18-et vjeçarja Rakoçeviq me gjuajtjen prej 56, 3 metra ishte shumë më përpara konkurencës së atleteve tjera, pasi vendi i dytë kishte gjuajtje tre metra më të vogël.

Ky nuk është suksesi i parë i kësaj atleteje të talentuar, pasi vitin e kaluar në Kali arriti të marrë medaljen e argjendë në hedhjen e diskut, dhe atë të bronztë në hedhjen e gjyles.

Share.