Studentët e dalluar të Uqinit kërkojnë bursa komunale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga  drejtuesit e Komunës së Ulqinit kemi  kërkuar  që të vazhdojnë të mbeshtesin studentët e suksesshëm të cilët studiojnë në vend dhe në shtete tjera të rajonit me anë të shpalljes së konkursit për ndarjen e bursave edhe për vitin akademik 2020/2021, me qëllim  që  sipas traditës së deritashme  të na ndihmojnë  financiarisht  gjatë   studimeve.

Jemi të vetëdijshëm për  mungesën  e mjeteve buxhetore, por besojmë  se  duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen  tonë.

Komuna, edhe në qoftë se nuk e ka buxhetin e mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet për ndarjen e bursave, e vlerësojmë të arsyeshme  që të shqyrtojë  mënyrën dhe mundesinë për zgjidhjen e këtij problemi që po na preokupon ne studentëve elitarë të kësaj komunë në përpjekjet tona akademike.

Dhënia e bursave studentëve që kanë treguar suksese të larta  në fakultete  normalisht do të ndikojë pozitivisht në procesin mësimor të secilit studentë, sepse do të kuptojmë se  pushteti aktual do të vazhdojë  të vlerësojë  atë që ne e meritojmë. Në të kumndërtën   kjo strukturë udhëheqëse e pushtetit  do të japë  një mesazh  të keq, se ka  hequr  dorë nga e ardhmja  e këtij qyteti.

Studentët e dalluar të Komunës së Ulqinit

 

 

 

Share.