Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO në Mal të Zi, nuk do të ketë baza me përjashtim nëse ato i kërkon vendi vetë. Ai duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve malazez në Bruksel, ka komentuar pohimet nga Fronti Demokratik, se gjoja Aleanca planifikon që të instalojë baza në Mal të Zi, ka thënë se nuk do të ketë aktivitete pa konsensusin e Qeverisë malazeze .
Më herët deputeti i Frontit Demokratik Millan Knezheviq, ka deklaruar se ka informacione se NATO planifikon ndërtimin e dy bazave në Mal të Zi, çka u mohua nga Stoltenberg.