Stojanoviq verteton se siguria e Katniq është e kërcënuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i policisë së Malit të Zi Sllavko Stojanoviq, ka konfirmuar se policia  ka të dhëna se siguria e Prokurorit special Milivoje Katniq është e kërcënuar. Sipas tij, besueshmëria e këtyre të dhënave është vërtetuar nëpërmjet komunikimit dhe shkëmbimit të  informacioneve me Agjensinë për Sigurim Kombëtar.

Ai shtoi se me të marrë këto infomracione , policia ka ngritur në nivel më të lartë shkallën e sigurisë së prokurorit special, pasi ai në këtë moment është zyrtari më i rrezikuar i shtetit. Prokurori i përgjithshëm Ivica Stankoviq ka thënë më herët se nuk ka dijeni për kërcënim të sigurisë së prokurorit special.

Share.