Stojanoviq: Nuk bisedojmë për Ushtrinë dhe s’e votojmë Demarkacionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lista Serbe nuk do të kthehet në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës në rrethanat e krijuara politike, ka thënë zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq.Si një zyrtar i lartë shtetëror i Kosovës, Branimir Stojanoviq, e bën të qartë se Lista Serbe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të komunitetit serb.Vendimin për bojkotimin e punës së institucioneve qendrore, ky subjekt politik që përfaqësohet me 11 deputetë në Kuvend, e mori nga momenti kur ligjvënësit votuan Ligjin për Trepçën dhe më pas atë për  Investimet Strategjike.

Stojanoviq  thotë se këto dy ligje nuk janë në interesin e serbëve,pr andaj edhe është marrë vendimi për braktisjen e institucioneve qendrore. Ndërkaq, duke iu referuar ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si një proces që po zgjat më tepër se një vit për shkak të mospajtimeve politike, Stojanoviq konfirmon se Lista Serbe nuk do të kthehet në Kuvend nëse eventualisht do të shtrohet çështja e votimit.“Është më se e qartë se ka pak gjasa që të votohet në Kuvend kjo marrëveshje”, thotë Stojanoviq, duke rikujtuar se për Demarkacionin nuk ka dakordesi  as te partitë shqiptare.

Share.