Stërpikja e mushkonjave këtë vit me vonesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka filluar me vonesë stërpikja e mushkonjave. Si çdo vit komuna e UlIqinit hap tenderin për kompanitë që janë të interesuara që të bëjnë stërpikjen e mushkonjave. Kjo gjë ka ndikuar edhe në vonesen e fillimit të këtyre trajtimeve , u shpreh Avdullah Dervishi , sekretar për veprimtari komunale.
Sekretari Dervishi tha se oraret e stërpikjes janë orët e vona të mbrëmjes , atëhere kur nuk ka lëvizje të madhe të qytetarëve.Trajtimi i parë ka përfunduar ndersa në dhjetë ditëshin e ardhshëm pritet që të bëhet edhe trajtimi i dytë.
Ky trajtim bëhet me vite të tëra në Ulqin, mirëpo perveç se këtë vit filloj me vonesë, Dervishi tha se efikasiteti nuk është 100 % i plotë për shkak se duhen të merren masa edhe nga komunat e tjera të afërta me qytetin ton.
Me buxhet për stërpikjen e mushkonjave janë të parapara 10 000 euro, deri tani me dy trajtimet e para janë shpenzuar 4600 prej tyre.

Share.