State Department: Korrupsioni, problemi kryesor në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në sferën e të drejtave të njeriut, korrupsioni paraqet problemin kryesor në Mal të Zi, dhe përveç gjykatave dhe institucioneve shtetërore, është prezent edhe në shëndetësi dhe arsim, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Malin e Zi.

Sipas raportit, korrupsionin e karakterizojnë favorizimet politike, kurse sferë tjetër problematike është diskriminimi në baza etnike, i personave me invaliditet,  si dhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual. Gjithashtu janë vërejtur edhe shkelje të të drejtave të punëtorëve , punësimi i fëmijëve, dhe diskriminim i punësmimit mbi baza etnike.

Share.