SPORTI NE ULQIN-KUSH E PERKRAH?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klubet e ndryshme sportive te Ulqinit jane nder klubet me talentet me te medhenj qe renditen edhe ne federaten shteterore, mirepo problemi kryesore eshte se ata talente nuk kane mbeshtetje institucionale. Asgje nuk do te ishte aq e cuditshme sepse prinderit jane mesuar te paguajne per te avancuar talentin e femijeve te vete  dhe me kete kane mbajtur egzistencen e shume klubeve. Problemi shfaqet kur mesojme se Kryetari i komunes Fatmir Gjeka behet sponzor i klubit fudbollistik  nga Podgorica, kurse Klubi i fudbollit nga Ulqini nuk funksionon.

Ne fakt nga komuna po lavderohen se klubi i fudbollit eshte i themeluar me letra. Kryetari edhe mund te luaje me ato letra sepse ndoshta nuk ka talent per fudboll, por duhet te kuptoje se talentet e fudbollit  kerkojne terrenin dhe topin per te luajtur,kerkojne klubin dhe trajnerin, kerkojne mbeshtetje konkrete per te qendruar ne Ulqin.

Te perkujtojme se ne fillim te sezonit Klubi i fudbollit nga Ulqinit kishte oferten nga federata qe te hyje ne lige, por per shkak se nuk paten mbeshtetje institucionale, Komuna e  Ulqinit mbeti pa fudboll.

Ndoshta Kryetari Gjeka pret ndonje periudhe zgjedhore qe ta themeloje klubin para votimeve dhe te beje percarje ne mes te qytetareve te kesaj Komune ashtu sic u mundua me disa organizata te tjera.

Por gjithsesi Sportistet e Ulqinit duhet te jene para sportisteve te komunave tjera!

 

 

Share.