Sporti është jetë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përveç Panairit të artizanëve, me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit, pati edhe aktivitete sportive. Klubet e karatesë “Albulena” dhe “Champion” organizuan gara në sportet luftarake me sloganin “Sporti është jetë”. Kryetari i komunës Nazif Cungu, në fjalën përshëndetëse tha se sportit të Ulqinit i japin jetë rinija e cila punon dhe prezenton vetveten, por prezenton gjithashtu qytetin tonë.

“Sporti është jetë” në molen e madhe të plazhit të vogël mblodhi garus të kategorive të ndryshme, si femra ashtu edhe meshkuj. Agron Ujkashi, trajner i KK “Albulena” për televizionin Teuta spjegoi se në cilat diciplina garohet.

Muaji prill nisi me Ditën e Ulqinit e cila në vete përmbante aktivitete të lloj llojshme, ku solli personalitete të profileve të ndryshme të cilët Ulqinin për këto tre ditë e pasuruan edhe më shumë. Gjithashtu, me Ditën e Ulqinit erdhën edhe turistët e parë, të cilët përveç që shfrytëzuan motin e mirë, patën mundësi edhe të argëtohen.

Share.